Pas konstituimit të Kuvendit të Komunës së Prizrenit dhe përmbylljes së ciklit të emërimeve të drejtorëve, sot u mbajt mbledhja e parë e Kryetarit Shaqir Totaj me ekipin drejtues. Me këtë rast, u koordinuan veprimet prioritare afatshkurtra dhe afatmesme të qeverisjes së re komunale, me fokus në efikasitet, përgjegjësi dhe shërbim cilësor për qytetarët e Prizrenit.