Ashtu siç deklaroi Kryesuesi i Kuvendit në mbledhjen e datës 26.02.2026, ju njoftojmë se me datë 27.02.2026 (e premte), me fillim në ora 10:00, në Sallën e Kuvendit të Komunës, tek “Shtëpia e Bardhë”, do të vazhdojë mbledhja me pikat e mbetura të pa shqyrtuara sipas rendit të ditës të miratuar. Pikat e mbetura sipas të rendit të ditës të miratuar, janë:
Shqyrtimi dhe miratimi i draft-planit të veprimit për transparencë 2026-2030;
Raporti i punës së Kryetarit të Komunës janar-dhjetor 2025;
Raporti financiar vjetor janar-dhjetor 2025;
Diskutim rreth raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Prizrenit për vitin 2024 dhe planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve për vitin 2024;
Informatë rreth raportit për planin e Integritetit për vitin 2025;
Informatë rreth raportit të performancës për Komunën e Prizrenit për vitin 2024;
Për pikat e lartcekura të rendit të ditës, për shqyrtim, diskutim dhe miratim materiali është dërguar paraprakisht.