Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) mbajti sot mbledhjen e radhës, të thirrur nga Kryesuesi i Kuvendit, Simir Krasniqi.
Pas shqyrtimit të rendit të ditës nga KPF-ja, për mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, e cila do të mbahet më 26 shkurt 2026 (e enjte), në orën 10:00, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, në “Shtëpinë e Bardhë”, rekomandoi këtë rend dite:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së jashtëzakonshme të KPF-së, të datës 23 janar 2026;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Rendit të Ditës;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit paraprak të listës së përgjithshme dhe të veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës që planifikohen për dhënie në shfrytëzim gjatë vitit 2026;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e Komisionit të Ankesave;
5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për zgjedhjen dhe delegimin e përfaqësuesve nga Ekzekutivi dhe Kuvendi i Komunës ne Asociacionin e Komunave të Kosovës:
6. Shqyrtimi dhe miratimi i draft-planit të punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2026;
7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e Komisionit Komunal të Aksionarëve të ndërmarrjes publike lokale KRM “Eko Regjioni” Sh.A. Prizren;
8. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e Komisionit Komunal të Aksionarëve të ndërmarrjes publike lokale “Stacioni i Autobusëve” Sh.A. Prizren;
9. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për themelimin e Këshillit për Trashëgimi Kulturore të Qendrës Historike të Prizrenit dhe inicimin e procedurave për zgjedhjen e anëtarëve të tij;
10. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e Komisionit ad-hoc për organizimin e procesit të zgjedhjes së tre (3) anëtarëve të Këshillit të fshatit Zym;
11. Shqyrtimi dhe miratimi i draft-planit të veprimit për transparencë 2026-2030;
12. Raporti i punës së Kryetarit të Komunës janar-dhjetor 2025;
13. Raporti financiar vjetor janar-dhjetor 2025;
14. Diskutim rreth raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Prizrenit për vitin 2024 dhe planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve për vitin 2024;
15. Informatë rreth raportit për planin e Integritetit për vitin 2025;
16. Informatë rreth raportit të performancës për Komunën e Prizrenit, për vitin 2024.