Kryetari Shaqir Totaj priti sot Shefen e UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vaschenko, me të cilën diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit në projekte me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e fëmijëve dhe të rinjve.
Në veçanti, biseduan për projekte në përkrahje të edukimit të hershëm, rritjen e qasjes në arsim cilësor dhe mbështetjen e fëmijëve me nevoja të veçanta, me synim fuqizimin e mirëqenies e perspektivës së tyre për të ardhmen.
Takimi shërbeu si rikonfirmim i përkushtimit të përbashkët për zbatimin e programeve dhe politikave që mbështesin zhvillimin dhe mbrojtjen gjithëpërfshirëse të fëmijëve.