Kryetari Shaqir Totaj mirëpriti sot një delegacion nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), të udhëhequr nga Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, në kuadër të fushatës vetëdijesuese “Auditimi në shërbim të qeverisjes së mirë – Roli dhe ndikimi i ZKA-së”, me ç’rast diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe për vazhdimin e marrëdhënieve të mira e korrekte ndërmjet dy institucioneve.Gjithashtu, vizituan SHMLP “Ymer Prizreni”, ku u mbajt prezantim informues për nxënësit e kësaj shkolle.