Në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve në Komunën e Prizrenit, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka filluar sot asfaltimin e një segmenti rrugor prej 160 metrash, në afërsi të QMF-së në Gjonaj. Rehabilitimi i infrastrukturës rrugore mbetet prioritet i Komunës së Prizrenit, me synim lehtësimin e qasjes dhe përmirësimin e lëvizjes për qytetarët. #Prizreninëpunë