Drejtori i Shëndetësisë, Sylejman Baxhaku dhe Drejtori i Financave, Levent Buş, zhvilluan vizitë zyrtare në Turqi, ku realizuan takime me përfaqësues të universiteteve “Cerrahpaşa” dhe “Biruni”, me ç’rast janë dakorduar për fillimin e bashkëpunimit për trajnime profesionale të stafit të infermierëve, me synim rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.
Po ashtu, ata morën pjesë në panairin ndërkombëtar të shëndetësisë “Expomed Eurasia”, ku u njohën me teknologjitë më të fundit mjekësore dhe mundësitë për sigurimin e donacioneve për Komunën e Prizrenit.
Kjo vizitë përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore në Prizren.