Punimet për renovimin e plotë të Qendrës Sportive “Sezai Surroi” po i afrohen përfundimit. Aktualisht po zhvillohet faza finale në ambientet e jashtme të saj.
Nga afër punimet i vizitoi Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ajlin Shishko Hajdari, e cila u njoh me ecurinë e projektit, që po realizohet sipas planifikimit.