Kryetari Shaqir Totaj priti sot konsulentin ndërkombëtar për rishikimin e Grantit të Performancës Komunale, Gerhard Van’t Land si dhe zëvendësmenaxheren e projektit DEMOS, Majlinda Jupolli, ku diskutuan në detaje për rishikimin e këtij granti, duke përfshirë aspektet teknike dhe financiare, si dhe shkëmbyen pikëpamje mbi përvojën, prioritetet e reflektimet e Komunës së Prizrenit lidhur me këtë proces. Takime të këtilla synojnë avancimin e mëtejmë të performancës komunale dhe përmirësimin e menaxhimit të financave publike. Kujtojmë se Komuna jonë ka fituar Grantin e Performancës Komunale për vitin 2025, nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe donatorët, sipas performancës së komunës për vitin 2023, me një shumë totale prej 2,047,132.85 euro.