Filloi sot asfaltimi i rrugës “Xhevë Lladrovci” në Prizren, në gjatësi prej 370 metrash, në afërsi të “Qylhanit”.
Ky është një nga akset më të rëndësishme dhe më të frekuentuara të qytetit e rregullimi i tij do të ndikojë drejtpërdrejt në lehtësimin e qarkullimit, rritjen e sigurisë për qytetarët si dhe do t’u shërbejë bizneseve që veprojnë aty.