Drejtoria e Shërbimeve Publike njofton qytetarët se nesër më 06 Maj 2026, nga ora 08:00 – 17:00, rruga “Halil Berisha” (pas Gjimnazit “Gjon Buzuku”) do të jetë e bllokuar për shkak të zhvillimit të punimeve për rehabilitimin e kanalizimit.
Me qëllim të zhvillimit të punimeve sipas kontratës dhe planit dinamik, kërkohet nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion ta shmangin këtë aks rrugor, në mënyrë që punimet të përfundojnë sa më parë.
Ju faleminderit për mirëkuptim dhe bashkëpunim!