Në 26-vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit të UÇK-së, Ekrem Rexha – Komandant Drini, kujtojmë me nderim dhe përulje veprën e tij në shërbim të atdheut dhe kontributin e jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës. Si një nga figurat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Komandant Drini udhëhoqi luftën në Zonën e Pashtrikut, ku dha kontribut të madh në çlirimin e vendit dhe mbrojtjen e qytetarëve. Ai mbetet simbol i guximit, sakrificës dhe përkushtimit për liri. Me këtë rast, u bënë homazhe në Sheshin “Ekrem Rexha – Komandant Drini” në Prizren si dhe u bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve, për nderim të heroizmit të tij. I përhershëm kujtimi për Komandant Drinin!