Kryetari Shaqir Totaj priti sot ish-Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, me ç’rast diskutuan për nismën “Murali Çast”, që do të realizohet në një prej pikave më të frekuentuara të Prizrenit.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e ruajtjes së kujtesës kolektive, sensibilizimit shoqëror dhe mbështetjes institucionale për iniciativa që promovojnë dinjitetin, solidaritetin dhe të drejtat e njeriut. Kryetari Totaj shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në realizimin e këtij projekti me rëndësi të veçantë historike, shoqërore dhe kulturore.