Kryetari Shaqir Totaj priti sot pjesëtarët e trupës profesionale të baletit “Magnificat!” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët nesër mbrëma do të performojnë në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren shfaqjen e veçantë të baletit “Stratagem”.
“Ftoj të gjithë artdashësit që nesër, nga ora 20:00, të jenë pjesë e kësaj mbrëmjeje artistike dhe të përjetojnë performancën e jashtëzakonshme të kësaj trupe në skenën e teatrit tonë” – tha Kryetari Shaqir Totaj.