Me ftesë të Drejtoreshës Komunale të Arsimit, Luljeta Veselaj-Gutaj, sot u mbajt takim pune me drejtorët e institucioneve arsimore të Komunës së Prizrenit, ku pjesëmarrës ishin edhe përfaqësuesit e Policisë së Kosovës.
Me këtë rast u diskutua për zhvillimet aktuale në sektorin e arsimit, koordinimin e aktiviteteve dhe planifikimin e veprimeve për periudhën e ardhshme, me theks në sfidat dhe arritjet për vitin shkollor 2025-2026, siguria në shkolla e implementimi i strategjisë, buxheti dhe obligimet financiare si dhe digjitalizimi i institucioneve edukativo-arsimore.
Ky takim ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimin e ideve për përmirësimin e cilësisë së arsimit në komunën tonë.