Në 27-vjetorin e masakrës së Korishës, Nënkryetari Kujtim Gashi, bashkë me përfaqësues të ekzekutivit, familjarë të të rënëve, organizata të dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarë të shumtë, përkujtuan sot 77 civilët e vrarë më 13 maj 1999, ndër ta edhe 14 fëmijë.
Me homazhe dhe respekt të thellë u nderua sakrifica e banorëve të Korishës, të cilët humbën jetën në një nga tragjeditë më të rënda të luftës në Kosovë.
Kujtimi dhe vepra e tyre do të mbeten përherë pjesë e historisë sonë.