Një aktivitet i veçantë artistik u organizua sot në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Prizrenit, ku fëmijë dhe të rinj prizrenas shprehën talentin dhe kreativitetin e tyre përmes pikturave me motive kombëtare, të realizuara në ambientin e Kejit të Shadërvanit. Punimet e krijuara u ekspozuan më pas në galerinë e Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha”, duke sjellë para publikut mesazhe patriotike, ngjyra dhe emocione që pasqyrojnë dashurinë për atdheun dhe krenarinë për historinë tonë.