E udhëhequr nga Kryesuesja e Komitetit për Komunitete, Sevilay Igci Hapçi, u mbajt mbledhja e rregullt e këtij komiteti.
Në prani të anëtarëve të Komitetit për Komunitete, përfaqësuesve të shoqërisë civile, përfaqësuesve të zyrës së UNMIK-ut në Prizren e Pejë dhe OSBE-së, u bë informimi i përgjithshëm lidhur me konkursin e shpallur nga Forca e Sigurisë së Kosovës për pranimin e kadetëve të rinj për vitin akademik 2026/2027; shqyrtimi i mundësive për promovimin e edukimit, bursave dhe akademive ushtarake për të rinjtë; diskutim mbi aktivitetet informuese lidhur me procedurat dhe kriteret e aplikimit.