Kryetari Shaqir Totaj priti sot në takim kurtuazie kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, nënkryetarin Levent Qazimi dhe kryetarin e Alternativa për Ndryshim, Visar Memeti.
Gjatë takimit biseduan për çështje me interes të përbashkët dhe për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.