Pas themelimit të dy festivaleve të rëndësishme kulturore gjatë 4 viteve të fundit, Prizren Rock & Blues Music Festival dhe Festivalit të Teatrove në Skena të Hapura “PrizrenFest”, sot Prizreni pasuroi kalendarin e tij me një tjetër ngjarje të veçantë – Festivalin Ndërkombëtar të Kampingut, i cili u hap zyrtarisht në Vërmicë, nën organizim të Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, në partneritet me Shoqatën e Kampingut “Oasis”. Ky festival promovon potencialin e jashtëzakonshëm turistik të Prizrenit dhe rrethinës së tij, duke vënë në pah pasuritë natyrore, peizazhet unike, mikpritjen tradicionale dhe trashëgiminë e pasur kulturore që e bëjnë Prizrenin destinacion tërheqës për vizitorët vendorë dhe ndërkombëtarë. Përmes aktiviteteve të tilla, Prizreni po e forcon pozitën e tij si qendër e rëndësishme e turizmit, kulturës dhe aventurës në Kosovë.