Kryetari Shaqir Totaj priti sot në takim presidentin e KF “Liria”, Agon Elshani, drejtorin sportiv të klubit, Valon Bytyqi dhe trajnerin Ismet Munishi, me të cilët diskutoi për zhvillimin e klubit dhe mbështetjen e vazhdueshme që KF “Liria” gëzon nga Komuna e Prizrenit.
U pajtuan që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen, me synimin që “Liria” të arrijë suksese të reja dhe ta përfaqësojë denjësisht Prizrenin në futbollin kosovar.