Durak Thaçi, festoi sot 65-vjetorin e lindjes, duke përmbyllur njëkohësisht edhe karrierën e tij profesionale me daljen në pension. “Së bashku me kolegët, e falënderuam për përkushtimin, punën dhe kontributin e tij shumëvjeçar në shërbim të Komunës së Prizrenit. I urojmë shëndet të mirë, jetë të gjatë, lumturi dhe pension të qetë pranë familjes!” – u shpreh me këtë rast Kryetari Shaqir Totaj.