Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) mbajti mbledhjen e radhës, të thirrur nga Kryesuesi i Kuvendit, Simir Krasniqi.
Pas shqyrtimit të rendit të ditës nga KPF-ja, për mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, e cila do të mbahet më 30 korrik 2026 (e enjte), në orën 10:00, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, në “Shtëpinë e Bardhë”, rekomandoi këtë rend dite:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mbajtuara të KPF-së, më 29maj 2026 (e rregullt) dhe 24 qershor 2026 (e jashtëzakonshme);
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Rendit të Ditës;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për emërtimin e Bibliotekës Komunale tëPrizrenit;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për emërimin e anëtarëve të Këshillit përTrashëgiminë Kulturore të Qendrës Historike të Prizrenit;
5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për themelimin dhe emërimin e anëtarëve tëKëshillit për fshatin Zym i Hasit;
6. Raporti i punës së Kryetarit të Komunës për periudhën janar-qershor 2026;
7. Raporti financiar per periudhën janar-qershor 2026;
8. Raport i punës së Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) për periudhën janar-qershor2026;
9. Diskutim rreth raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) për pasqyrat financiarevjetore të Komunës së Prizrenit për vitin 2025 dhe planit të veprimit për zbatimin erekomandimeve për vitin 2025.