Të nderuar qytetarë,
Për shkak të mungesës së hapësirave të lira për varrime të reja në Varrezat e Qytetit të Prizrenit dhe në Varrezat e lagjes Arbana, ju njoftojmë se nga dita e hënë, 10 gusht 2026, të gjitha varrimet e reja do të organizohen në Varrezat e Reja në Landovicë.
Ky vendim është marrë si rezultat i gjendjes së krijuar në këto hapësira dhe me qëllim të sigurimit të një procesi të rregullt, të sigurt dhe dinjitoz të shërbimeve funerale.
Familjet e të ndjerëve, bashkësitë fetare dhe operatorët e shërbimeve funerale obligohen që para organizimit të ceremonive të varrimit të koordinohen me Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe KRM “EkoRegjioni” Sh.A. – Prizren.
Ftojmë qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë zbatimit të këtij ndryshimi të domosdoshëm.
Njoftimin e plotë zyrtar mund ta gjeni në dokumentin e bashkëngjitur.