Kryetari Shaqir Totaj priti sot Shkëlqësinë e saj znj. Anu Prattipati, e ngarkuar me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, e shoqëruar nga drejtoresha e Peace Corps, Joanne Fairley dhe zyrtarja politike Sarabrynn Hudgins.Gjatë takimit, Kryetari Totaj zhvilloi bisedë të frytshme për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe Ambasadës së SHBA-ve, si dhe për mundësitë e reja të bashkëveprimit që kontribuojnë në zhvillimin e qytetit e në mirëqenien e qytetarëve tanë.”Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe partneritetin e fuqishëm që vazhdojmë ta ndërtojmë së bashku” – theksoi Kryetari Totaj.