Kryetari Shaqir Totaj mori pjesë sot në mbledhjen komemorative kushtuar Prof. Dr. Eqrem Kryeziut, një prej figurave të shquara të jetës akademike, politike dhe institucionale të Kosovës.
“Me veprën dhe angazhimin e tij, Profesor Kryeziu dha kontribut të çmuar në arsimin dhe kulturën shqiptare, në jetën politike të vendit dhe në zhvillimin e Prizrenit, duke lënë pas një trashëgimi që do të kujtohet me respekt. Në këtë ditë dhimbjeje, shpreha ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen Kryeziu, miqtë, kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij. Kujtimi për Prof. Dr. Eqrem Kryeziun qoftë i përjetshëm!” – u shpreh Kryetari Totaj.