Të nderuar qytetarë,
Bazuar në Ligjin Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, Ligjin Nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Statutin e Komunës së Prizrenit Nr. 01/011-5643, të datës 15.10.2008, Udhëzimin Administrativ (MAPL) Nr. 04/2023 për Administratë të Hapur në Komuna, si dhe Rregulloren Nr. 01/2025 për Transparencë në Komunën e Prizrenit, ju ftojmë të merrni pjesë në Dëgjimin Publik Buxhetor për Buxhetin e Komunës së Prizrenit për vitin 2027 dhe planifikimet për vitet 2028–2029, i cili u dedikohet të gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit.
Ky dëgjim publik buxhetor organizohet nga anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, pas pranimit të Projektbuxhetit nga Kryetari i Komunës, z. Shaqir Totaj.
Dëgjimi publik do të mbahet më:
📅 10.09.2026
🕙 Ora: 10:00
📍 Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit-“Shtëpia e Bardhë”
Informacionet lidhur me qarkoret buxhetore për vitin 2027, planifikimet buxhetore për vitet 2028–2029, si dhe Projektbuxhetin e Komunës së Prizrenit, mund t’i gjeni në vegzat e mëposhtme:
- Financat – Komuna e Prizrenit
- Buxheti Komunal – Komuna e Prizrenit
- Dëgjimet Buxhetore – Projektbuxheti
Qytetarët mund t’i dërgojnë kërkesat, komentet dhe sugjerimet e tyre edhe përmes adresave elektronike:
- Lulzim.N.Sylejmani@rks-gov.net
- Halil.Lika@rks-gov.net
- Gjafer.Ponik@rks-gov.net
- Arber.Krasniqi@rks-gov.net
- Haziz.Krasniqi@rks-gov.net
Po ashtu, komentet dhe sugjerimet mund të dorëzohen në formë fizike në adresën: Rr. “Adem Jashari”, nr. 275, Prizren 20000 (Shtëpia e Bardhë) nga data 02.09.2026 deri më 15.09.2026.
Pjesëmarrja dhe kontributi i qytetarëve janë të rëndësishëm për një proces transparent dhe gjithëpërfshirës të planifikimit të buxhetit komunal.