Me t’u nënshkruar kontrata me operatorin fitues për kryerjen e shërbimeve për Dezinfektim, Dezinsektim dhe Deratizim, është ndërhyrë menjëherë në fshatin Landovicë, pas shqetësimeve të banorëve dhe kërkesave të tyre për ndërmarrjen e masave ndaj pranisë së shtuar të insekteve.
Nga afër situatën dhe procesin e dezinsektimit e inspektoi Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nderim Kadriaj, duke u siguruar që ndërhyrja të realizohet në mënyrë sa më efikase dhe në përputhje me nevojat e banorëve.
Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po vazhdon të jetë pranë qytetarëve dhe të reagojë në kohë ndaj kërkesave që lidhen me mbrojtjen e shëndetit publik dhe krijimin e një ambienti më të sigurt për banorët.