Punimet në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen Lakuriq në Prizren po vijojnë me intensitet të lartë, ku në kuadër të investimit është bërë ndërrimi dhe izolimi i kulmit, po vendosen dyer e dritare të reja, është realizuar izolimi i mureve dhe fasadimi, ndërsa janë ndërruar edhe pjesët e makinerisë së ngrohjes qendrore për funksionim më stabil.
Aktualisht po punohet edhe në përmirësimin e ndriçimit të qendrës, me synim krijimin e kushteve më të mira për pacientët dhe stafin shëndetësor