Kryetari Shaqir Totaj priti sot ekipin e auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), Shkëlqim Xhemën, Arta Kryeziun dhe Qëndresa Sogojevën, me të cilët diskutoi për menaxhimin e detyrimeve buxhetore që rrjedhin nga vendimet gjyqësore dhe përmbarimore.
Vëmendje e veçantë iu kushtua detyrimeve nga Kontrata Kolektive dhe ndikimit të tyre financiar në buxhetin e Komunës së Prizrenit, si dhe sfidave në menaxhimin dhe përmbushjen e këtyre obligimeve.