Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), i kryesuar nga Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, sot, mbajti mbledhjen e radhës në sallën e Kuvendit të Komunës, në Shtëpinë e Bardhë.
Gjatë këtij takimi, kishte Informatë (raport) lidhur me vlerësimin e përgjithshëm të gjendjes së sigurisë në territorin e Komunës së Prizrenit – janar–gusht – ALFA Prizren – Stacioni Veri, Pika Kufitare, Vija e Gjelbër si dhe Stacioni i Trafikut; Informatë (raport) nga DKA-ja për fillimin e vitit shkollor 2026/2027, Drejtoria e Arsimit dhe Policia e Kosovës; Informatë nga Policia e Kosovës lidhur me mënyrën e menaxhimit, kontrollit dhe trajtimit të trotinetëve elektrik dhe motoçikletave të lehta gjatë ngasjes në komunikacion si dhe mbështetja dhe bashkëpunimi nga Komuna e Prizrenit; Informatë (raport) nga Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale lidhur me trajtimin dhe menaxhimin e projektit për lëmoshë kërkesën në Prizren; Rekomandime dhe sugjerime nga anëtarët e KKSB-së për organet përgjegjëse