Punimet në Shtëpinë e Kulturës në fshatin Pouskë po hyjnë në fazën përfundimtare, me ç’rast Drejtoresha e DKRS-së, Ajlin Shishko-Hajdari, vizitoi objektin për ta parë nga afër ecurinë e punimeve.
Së shpejti, ky objekt do të vihet në shërbim të banorëve të Pouskës, duke ofruar hapësira të përshtatshme për aktivitete kulturore, rinore dhe sportive.