Kryetari Shaqir Totaj priti sot këshilltarin ndërkombëtar Bodo Weber dhe këshilltarin vendor Visar Ymeri, me të cilët zhvilloi diskutim konsultues për funksionimin e vetëqeverisjes lokale, sfidat e komunave dhe raportet ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror.
Me këtë rast biseduan edhe për rëndësinë e përvojave dhe perspektivave të komunave në proceset që lidhen me një Kontratë të Re Shoqërore dhe forcimin e rolit të nivelit lokal.
“E vlerësoj këtë bashkëbisedim si mundësi të mirë për ta përcjellë nga afër përvojën e Komunës së Prizrenit dhe sfidat e nivelit lokal” – u shpreh Kryetari Totaj.