Të nderuar qytetarë,
Ftoheni të merrni pjesë në zgjedhjet e Kryetarëve të Lagjeve e Fshatrave, në tri njësi përkatëse, sipas këtij orari:
Fshatrat Nashec dhe Grazhdanik
4 nëntor 2026, ora 18:00
Shkolla “Luigj Gurakuqi”
Lagjet “11 Marsi”, “2 Korriku” dhe “Bazhdarhane”
5 nëntor 2026, ora 18:00
Shkolla “Lekë Dukagjini”
Lagjja “Kongresi i Manastirit”
6 nëntor 2026, ora 18:00
Shkolla “Fadil Hisari”
Bartës për zgjedhjen e Kryetarëve është Komisioni për zgjedhjen e Kryesive dhe Kryetarëve të Lagjeve dhe Fshatrave i formuar nga Kuvendi Komunal i Prizrenit.
Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme për përfaqësimin e komunitetit dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet qytetarëve e institucioneve lokale.