Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) mbajti sot mbledhjen të thirrur nga Kryesuesi i Kuvendit, Simir Krasniqi.
Pas shqyrtimit të rendit të ditës nga KPF-ja, për mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, e cila mbahet më 26 shtator 2026, në orën 10:00, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, në “Shtëpinë e Bardhë”, rekomandoi këtë rend dite:
l. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit te mbledhjes se KPF-së, 28 korrik 2026 (e rregullt);
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Rendit të Ditës:
3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për transferimin e mjeteve për shërbimet e varrimit;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit paraprak për shpalljen e ankandit-tenderit publik për dhënien në shfrytëzim-qira të objekteve-lokaleve pronë komunale;
5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit vlerësues për dhënien në shfrytëzim-qira të objekteve-lokaleve pronë komunale;
6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për themelimin e Organit të Kujdestarisë;
7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit përzgjedhës (DKA);
8. Raporti financiar për periudhën janar-shtator 2026;
9. Informatë për fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027 (DKA);
10. Informatë për raportin e performancës së Komunës së Prizrenit për vitin 2025.