Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njofton qytetarët, shoqatat e gjuetisë dhe personat e interesuar se aktiviteti i gjuetisë në territorin e Komunës së Prizrenit pezullohet edhe për sezonin 2026–2027.
Ky vendim vjen si pasojë e vendimeve të dy organeve kompetente: Gjykatës Themelore në Prizren dhe Drejtorisë Qendrore të Inspektoratit për Pylltari dhe Gjueti (APK-MBPZHR).
Pezullimi mbështetet në Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren, C.nr. 324/2021, të datës 20.05.2021 si dhe në vendimin e Drejtorisë Qendrore të Inspektoratit për Pylltari dhe Gjueti, APK-MBPZHR, DOIPGJ-473/18, të datës 14.12.2018, me të cilat ndalohet zhvillimi i çfarëdo aktiviteti të gjuetisë në territorin e Komunës së Prizrenit.
Gjithashtu, Vendimi i datës 19.10.2026, me referencë KM1335/2026, për hapjen e sezonit të gjuetisë 2026–2027, nuk vlen për Komunën e Prizrenit, për shkak të vendimeve të lartcekura.
Andaj, apelojmë te të gjithë qytetarët dhe shoqatat e gjuetisë që ta respektojnë këtë ndalim dhe të mos zhvillojnë aktivitete të gjuetisë në territorin e Komunës së Prizrenit.
Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural