Shpërndarja e kartelave për transport urban falas vazhdoi sot edhe në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren, ku do të përfitojnë familjarët e dëshmorëve, veteranët, invalidët dhe ish të burgosurit politikë.
Përmes këtij programi, po zgjerojmë mbështetjen për qytetarët tanë, për t’ua lehtësuar lëvizjen dhe për t’u siguruar qasje të barabartë në transportin publik.
Kujdesi për qytetarët dhe mbështetja për kategoritë që kanë nevojë janë pjesë e përgjegjësisë sonë institucionale.






















