Kryetari Shaqir Totaj priti sot Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Sh.T. Rainer Rudolph, me të cilin diskutuan për zhvillimet aktuale në vend e në Komunën e Prizrenit dhe për thellimin e bashkëpunimit, me fokus të veçantë në ekonomi e biznes, arsim, kulturë, sport si dhe fusha të tjera me interes të drejtpërdrejtë për qytetarët tanë.
Kryetari Totaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës në të gjitha etapat e saj dhe theksoi rëndësinë e forcimit të partneritetit përmes projekteve konkrete dhe mundësive të reja për zhvillim.
“Bashkëpunim më i fortë, më shumë mundësi dhe perspektivë më e mirë për qytetarët tanë!” – theksoi Kryetari Totaj.





