Kryetari Shaqir Totaj priti sot Drejtorin e Departamentit të Auditimit në Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA), Shkëlqim Xhema dhe udhëheqësen e Ekipit të Auditimit, Erëmira Bytyqi Pllana, me ç’rast diskutuan për bashkëpunimin institucional, rëndësinë e transparencës, llogaridhënies dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit në administratën komunale.
“E vlerësoj rolin e Zyrës Kombëtare të Auditimit në promovimin e qeverisjes së mirë dhe në avancimin e standardeve të menaxhimit të përgjegjshëm të parasë publike. Bashkëpunimi institucional dhe përkushtimi ndaj transparencës mbeten parimet tona thelbësore në shërbim të qytetarëve të Komunës së Prizrenit” – u shpreh Kryetari Totaj.



