Sot u mbajt takim iniciues me menaxherët e kontratave në Komunën e Prizrenit, ku u diskutua për çështjet dhe mangësitë e identifikuara gjatë auditimit të fundit si dhe veprimet konkrete që duhet të ndërmerren për adresimin e tyre.
Me këtë rast Kryetari Shaqir Totaj theksoi rëndësinë e përmirësimit të vazhdueshëm të proceseve të menaxhimit, mbikëqyrjes dhe administrimit të kontratave publike, me përgjegjësi më të madhe, transparencë dhe efikasitet institucional.
“Qëllimi ynë është i qartë: standarde më të larta të menaxhimit, zbatim më i mirë i kontratave dhe performancë edhe më e avancuar e Komunës së Prizrenit” – u shpreh Kryetari Totaj.













