Përfunduan punimet në rregullimin e shtratit të Gurrës së Vërmicës, me ndërtimin e një kanali në gjatësi prej 280 metrash.
Krahas kanalit, është bërë edhe hapja dhe rregullimi i rrugës në gjatësi prej 280 metrash, që e lehtëson qasjen e blegtorëve në pronat dhe hapësirat ku mbajnë bagëtinë.
Kjo ndërhyrje ndihmon në parandalimin e përmbytjes së tokave bujqësore, menaxhimin e ujërave dhe krijimin e kushteve më të mira për punën e blegtorëve të kësaj zone.
Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nderim Kadriaj, inspektoi nga afër përfundimin e punimeve.





