Erërat e fuqishme dhe stuhitë e ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme edhe në disa objekte shkollore në Komunën e Prizrenit.
Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me drejtoreshën e DKA-së, Luljeta Veselaj-Gutaj dhe drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë Sead Arifi vizituan sot SHFMU “Xhevat Berisha” në Lagjen e Trimave (Tusus), ku nga afër u njoftuan me dëmet e shkaktuara nga stuhitë e ditëve të fundit.
Drejtoria e Emergjencave dhe Sigurisë është duke punuar në sanimin e dëmeve, në mënyrë që nesër nxënësit t’i kthehen mësimit të rregullt në kushte të sigurta.















