Kryetari Shaqir Totaj priti sot Ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Sh.S. Åsa Pehrson, që vizitoi për herë të parë zyrën e Kryetarit, e shoqëruar me bashkëpunëtorë.
Kryetari Totaj i shprehu mirëseardhje dhe mirënjohje Ambasadores Pehrson për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë, duke diskutuar mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, në shërbim të qytetarëve tanë.
“Besoj se kjo vizitë do të shërbejë si mundësi e mirë për forcimin e marrëdhënieve dhe hapjen e perspektivave të reja të partneritetit” – u shpreh Kryetari Totaj.











