Kryetari Shaqir Totaj mori pjesë sonte në natën e dytë të Festivalit Folklorik “Sofra Prizrenase 2026”, edicioni i katërt, manifestim që promovon këngën, vallen, traditën dhe identitetin tonë kombëtar.
“Përgëzoj Ansamblin “Lidhja e Prizrenit” për organizimin dhe përkushtimin në ruajtjen dhe promovimin e vlerave tona folklorike si dhe Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetjen e ngjarjeve të këtilla kulturore. Prizreni mbetet shtëpi e kulturës, traditës dhe artit, ku vlerat tona përcillen me krenari brez pas brezi!” – u shpreh Kryetari Totaj.































