Kryetari Shaqir Totaj mori pjesë sot në prezantimin e rezultateve të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Prizrenit, ITP Prizren dhe Makerspace Innovation Center, në kuadër të projektit DIG-4K.
Përmes këtij partneriteti, 15 ndërmarrje të vogla dhe të mesme nga Prizreni po mbështeten në digjitalizimin e proceseve të tyre dhe rritjen e konkurrueshmërisë.
Prizreni ka privilegjin të jetë nikoqir i Qendrës së parë Evropiane të Inovacionit Digjital në Kosovë. Ky është hap konkret drejt zhvillimit ekonomik, inovacionit dhe modernizimit të bizneseve tona.
Komuna mbetet partnere e bizneseve lokale, duke krijuar mundësi të reja për zhvillim dhe rritje të qëndrueshme.






















