Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) mbajti sot mbledhjen e rregullt, të thirrur nga Kryesuesi i Kuvendit, Simir Krasniqi.
Pas shqyrtimit të rendit të ditës nga KPF-ja, për mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, e cila mbahet më 26 nëntor 2026 (e enjte), në orën 10:00, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, në “Shtëpinë e Bardhë”, rekomandoi këtë rend dite:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të KPF-së, të datës 28 shtator 2026 (e jashtëzakonshme) dhe 26 tetor 2026 (e rregullt);
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Rendit të Ditës;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për miratimin e Raportit të Komisionit Komunal për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, Nr. 01-030-44683, i datës 17.04.2026;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për miratimin e Raportit të Komisionit Komunal për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, Nr. 01-030-133314, i datës 27.10.2026;
5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për miratimin e Raportit të Komisionit Komunal për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, Nr. 01-030-133323, i datës 27.10.2026;
6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e grupit punues për hartimin e Planit të Punës së Kuvendit të Komunës së Prizrenit, për vitin 2027;
7. Shqyrtimi dhe miratimi i projekt-planit të veprimit kundër braktisjes dhe mosregjistrimit të shkollës 2026-2028;
8. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin dhe emërimin e anëtarëve të bordit (komisionit) mbikëqyrës për menaxhimin dhe shfrytëzimin e objekteve publike sportive dhe kulturore rinore.





