Kryetari Shaqir Totaj mori pjesë sot në Forumin “Nga shkolla te komuniteti: Ndërtimi i një kulture të të mësuarit gjatë gjithë jetës në Prizren”, organizuar nga OJQ THY në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit, në kuadër të Javës së të Mësuarit gjatë Gjithë Jetës.
Kryetari Totaj, së bashku me përfaqësues të institucioneve arsimore, drejtues të shkollave dhe shoqërisë civile, diskutuan për rolin e shkollës përtej arsimit formal, mundësitë për edukim të vazhdueshëm dhe ndërlidhjen e arsimit me nevojat e komunitetit dhe tregut të punës.
Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe iniciativës “Pema e Ideve 2027”, përmes së cilës shkollat propozuan ide dhe projekte konkrete në shërbim të komunitetit.
“Besoj se investimi në arsim dhe krijimi i mundësive për të mësuar gjatë gjithë jetës janë thelbësore për zhvillimin e Prizrenit. Një komunitet që mëson vazhdimisht, ndërton të ardhme më të mirë!” – theksoi Kryetari Totaj.
















