Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, nën kryesimin e kryetarit të komunës, Shaqir Totaj është mbajtur sot mbledhja e parë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) për vitin 2023.
Kryetari Totaj falënderoi banorët e Komunës për qytetari aktive dhe bashkëpunim me të gjitha institucionet e sigurisë në Prizren.
Gjatë këtij takimi, u bë shqyrtimi dhe miratimi i Draft Planit të Punës së KKSB-së për vitin 2023.
Gjithashtu, u bë vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në territorin e Komunës së Prizrenit – raport nga Policia e Kosovës për vitin 2022 si dhe u pranuan rekomandimet dhe sugjerimet e anëtarëve të KKSB-së për organet gjegjëse.
Këto çështje do të trajtohen me prioritet si dhe Kryetari Shaqir Totaj do të zhvilloj takime të tjera me anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, sipas nevojës, në të ardhmen.