Ndikimi më i madh në zhvillimin ekonomik është investimi në arsim!
Sot, Kryetari Shaqir Totaj, bashkë me Nënkryetarin Kujtim Gashi, drejtoreshën e DKA-së, Luljeta Veselaj – Gutaj dhe zyrtarë të Kabinetit, morën pjesë në ceremoninë e vënies së gurrë themelit të objektit të ri shkollor “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në fshatin Mazrek, projekt i Drejtorisë së Arsimit dhe Shkencës, me vlerë 683.253.53 euro.
Objekti i ri shkollor, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 2.078 metrash katrorë, do t’i ketë këto hapësira: holli me korridore, 13 klasa mësimi, 3 kabinete, 2 klasa për parashkollorë, 2 kthina për administratë (drejtoria dhe salla e arsimtarëve), kthina e punëtorëve ndihmës, kalldatorja me depo, nyjet sanitare për nxënës dhe për persona me aftësi të kufizuara, nyjet sanitare për personelin si dhe depoja.
“Ndërtimi i shkollës së re, me standarde evropiane, ka qenë jetik për nxënësit dhe mësimdhënësit e Mazrekut, derisa, do t’i plotësojë nevojat e të gjithëve dhe do të ndikojë në rritjen e cilësisë në arsim” – u shpreh me këtë rast Kryetari Totaj.