Së bashku me drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Adem Morina, mbajtëm takim konsultativ me organizatat kulturore dhe rinore të Komunës së Prizrenit.
Me theks të veçantë, diskutuam për ridizajnimin dhe finalizimin e projektit të Qendrës Rinore në lagjen “Ortakoll”, në bashkëpunim me USAID-in, si dhe për menaxhimin dhe rregulloren e kësaj qendre.
Me këtë rast u zotuam se të gjitha idetë e përfaqësuesve të OJQ-ve do të trajtohen me konsideratë e seriozitet të duhur.